Më në fund është konfirmuar e ardhmja e Dybalas.
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka këmbëngulur se Paulo Dybala do të mbetet në klub dhe se bardhezinjtë do të përforcohen edhe pas titullit të tetë radhazi në Serie A.
Juventusi e siguroi titullin e tetë radhazi, që është historik, dhe të 35-të në total në Serie A të shtunën në mbrëmje, pas fitores 2:1 kundër Fiorentinës në Torino.
“Do të ishte çmendur ta mendoje në vitin 2010 se kjo do të ndodhte”, tha Paratici për Sky Sport Italia.
“Nuk është koha e duhur të diskutojmë çfarë do të bëjmë por kemi idetë tona sesi të përforcojmë skuadrën”, shtoi ai.
I pyetur për të ardhmen e Dybalas, Paratici tha: “Natyrisht se Dybala do të qëndrojë. Ai është futbollist i Juves dhe është e qartë se do të qëndrojë”.