Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë

16:40 | 17 Mars 2020

Ka shkuar në 17 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një konference për media përcjell ORAinfo.

Ai ka thënë se deri më tani janë testuar 271 mostra dhe pozitiv për koronavirus kanë dalë gjithsej 17 persona.

Vitia ka theksuar se gjendja e të infektuarve është stabile dhe disa prej tyre tani janë liruar për në shtëpi ku do të qëndrojnë në vetë-karantinë./ORAinfo/

Komento: