Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Torino

18:51 | 05 Prill 2021

Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Torino.

Rastet me COVID-19 te skuadrat e Torinos nuk kanë të ndalur.

Skuadra italiane ka njoftuar se një tjetër rast pozitiv ka rezultuar në ekipin e parë, transmeton lajmi.net.

Komunikata e plotë:

“Torino njofton se gjatë testimit të fundit një tjetër lojtar i ekipit të parë ka dal pozitiv”.

“Lojtari në marrëveshje me autoritetet shëndetësore është izoluar”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, kujtojmë se Torino, aty ku luajnë Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani u detyruan të mos i zhvillojnë dy ndeshje ndaj Sassuolos dhe Lazios shkaku i rasteve të shumta pozitive me koronavirus.

Komento: