
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka konfirmuar se Glauk Konjufca do të jetë ministër i Punëve të Jashtme.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohen nga një kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca.
“Trimi i mirë me shokë shumë. Nder e krenari për Kosovën dhe shqiptarët gjithandej që të përfaqësohemi nga një Kryeministër si Albin Kurti e një ministër i jashtëm si Glauk Konjufca. Si brenda ashtu dhe jashtë vendit, do të jemi e ndihemi të përfaqësuar denjësisht, pa frikë se do të ketë as më të voglin skandal, me dashuri për vendin, me integritet e profesionalizëm.”, ka shkruar Nagavci në Facebook, përcjell ORAinfo.
Ndryshe, deri tash janë mësuar emrat e 12 ministrave të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ende nuk dihet se kush janë ministrat nga radhët e komuniteteve pakicë. /ORAinfo/