KONFIRMOHET: Ja kush po largohet nga Real Madrid

17:10 | 01 Korrik 2019

Edhe një futbollist është larguar nga Real Madrid.

Real Madridi po vazhdon të shesë futbollistë, për të grumbulluar sa më shumë para pas shpenzimit të 300 milionë eurove, për afrimin e Hazard, Militao, Jovic, Mendy e Rodrygo. Real Madridi deri më tani ka transferuar 5 lojtarë; Eden Hazard, Eder Militao, Ferland Mendy, Jovic dhe Rodrygo Goes, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro.

Për t’i shpëtuar fair-play financiar, pasi do të blejë ende lojtarë, raportohet për ardhjen e Paul Pogbas apo edhe të Christian Eriksen – Reali duhet të shesë dhe tashmë janë shumë në listë për t’u larguar. Marco Llorente është i pari që është larguar për 35 milionë euro te Atletico Madridi.

Rrugës për ta bërë këtë është edhe Raul de Tomas, futbollisti që ishte i huazuar te Vallecano sezonin e kaluar. Sipas burimeve të AS, Real Madrid së shpejti do të konfirmojë shitjen e De Tomás të Benfica.

Komento: