KONFIRMOHET: Ja për cilin klub do të luajë Higuain

23:00 | 30 Qershor 2019

Higuain do të luajë për Juventusin.

Menaxheri i Gonzalo Higuain që njëkohësisht është dhe vëllai i tij, Nicolas Higuain ka zyrtarizuar të ardhmen e argjentinasit.

Ai duket se është i bezdisur me zërat që e lidhin sulmuesin me një kalim të mundshëm të Roma dhe në profilin e tij zyrtar të Twitter-it ka shkruar se skuadra e vetme ne Itali që do të luajë argjentinasi është Juventusi.

Nicolas thotë se kanë mbetur dhe dy vite kontratë me bardhezinjtë dhe do i respektojnë. Megjithatë ai ka përjashtuar vetëm skuadrat italiane kështu që nuk do të ishte çudi që 31- vjeçari ne sezonin e ri të luante në një kampionat tjetër.

Komento: