Konfirmohet, Kosova edhe pa këtë futbollist në ndeshjet e shtatorit

23:07 | 30 August 2020

As Florian Loshaj nuk do t’i bashkohet Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

Florian Loshaj do të jetë lojtari i radhës që do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e shtatorit.

‘Dardanët’ do të luajnë ndaj Moldavisë dhe Greqisë në fillim të muajit shtator, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Por kokëçarjet për selektorin Bernard Challandes kanë filluar qysh tash, pasi ka mungesa të shumta – për shkak të gjendjes me COVID-19.

Njëri nga ta do të jetë edhe mesfushori në formë i Cracovia, Florian Loshaj. Ky i fundit nuk po lejohet nga klubi polak t’i bashkohet kombëtares dardane.

Anipse gjendej në listën rezervë, Loshaj pritej të ftohej për shkak të mungesave të shumta.

Komento: