Konfirmohet: Ky këngëtar i njohur do të jetë pjesë e “Sunny Hill”

12:03 | 21 Qershor 2022

Edhe Ledri Vula pjesë e “Sunny Hill”.

Dje është marrë vendimi që festivali “Sunny Hill” të kthehet në Prishtinë.

E pas këtij vendimi tashmë kanë filluar të publikohen edhe emra tjerë që do performojnë në këtë festival, shkruan lajmi.

Së fundi është konfirmuar që edhe reperi Ledri Vula do të këndoj në festivalin “Sunny Hill” në mesin e artistëve me famë ndërkombëtare.

Rikujtojmë se Sunny Hill do mbahet nga data 4 deri me 7 Gushtë.

Komento: