konfirmohet largimi i Rashicës nga Werderi

14:52 | 26 June 2020

Drejtori i Werderit e konfirmon largimin e Rashicës.

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremeni gjatë kësaj vere. Drejtuesit e klubit gjerman janë të vetëdijshëm për këtë, e në ndërkohë po e kërkojnë një zgjidhje për yllin kosovar

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e ka pranuar se Milot Rashica mund të largohet gjatë kësaj vere.

Interesim serioz për yllin kosovar kanë shfaqur klubet si Milani, Leipzigu dhe Hertha Berlini, përcjell “Gazeta Express” .

Duke folur për ndeshjen e fundjavës ndaj Kolnit, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Werderit, Baymann është ndalur të flasë edhe për 23 vjeçarin, i cili me gjasë po i kalon javët e fundit të eksperiencës në “Weserstadion”.

“Ai dëshiron ta japë një lamtumirë të duhur. Nuk është sekret që Miloti e ka zgjuar interesimin e klubeve të tjera. Mbi të gjitha, ka pasur spekulime të shumta në ditët e fundit. Nëse një klub ka interesim konkret për të, do të takohemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Baumann për “Fussballtransfers”.

Nëse Werderi bie nga Bundesliga, klauzola e Rashicës prej 38 milionë eurosh do të bie dukshëm dhe ai mund të kushtojë vetëm 15 milionë euro.

Komento: