Konfirmohet: Në këtë vend nuk luhet futboll deri më 3 maj

20:45 | 10 April 2020

Është konfirmuar se nuk do të mund të luhet futboll deri më 3 maj.

Italia do të vazhdojë me masa të rrepta sigurie.

Pandemia Covid 19 ka pasur Italinë një nga shënjestrat më të preferuara, duke e vënë në listën e shteteve më të prekura.

Masat në Itali janë të rrepta. Të gjitha aktivitetet sportive dhe grumbullimet e mëdha janë suspenduar.

Sot, kryeministri i vendit, Giuseppe Conte iu është drejtuar qytetarëve duke shqiptuar masat e reja.

Bazuar në fjalët e kryeministrit Conte, masat do të vazhdojnë deri më 3 maj.

Kjo do të thotë se futbolli dhe evenimentet tjera sportive nuk do të kthehen deri në këtë datë.

Komento: