
Konfirmohet përfundimisht e ardhmja e Upamecanos.
Qendërmbrojtësi i Leipzig, Dayot Upamecano, raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin e Bayern Munich.
Drejtori sportiv i Bavarezëve, Hasan Salihamidzic, ka thënë për Sky Bild se ata kanë arritur marrëveshje për transferimin e Upamecanos.
“Unë mund të konfirmoj se kemi arritur marrëveshje, jemi të lumtur për këtë gjë”, u shpreh ai.
Së fundmi, këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari i Fabrizio Romanos, ku ka treguar edhe detajet që përfshihen në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet në muajt e ardhshëm.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Bayernin, dhe transferimi i tij do të kushtojë 42.5 milion euro.