Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me kancelaren Angela Merkel.
Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të marr pjesë në takimin me përfaqësuesit e Kosovës, takim ky i cili pritet të zhvillohet më 29 prill, në Berlin me ftesë të Gjermanisë dhe Francës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
“Po do të marrë pjesë”, ka thënë shkurt Gashi.
Ndërkaq, pjesëmarrjen në këtë takim për Telegrafin e ka konfirmuar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Ndryshe, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës së Gjermanisë dhe Francës, për të marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e Kosovës.
Gjatë një konference për media, presidenti serb ka pranuar se është ftuar në Berlin së bashku me kryeministren Ana Brnabiq, ku konfirmoi se në këtë takim janë ftuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.