
Tashmë është konfirmuar prangosjen e policit.
Inspektorati Policor i Kosovës sapo ka kryer dy prangosje në qendër të Prishtinës.
Është mësuar se në pranga ka përfunduar Lavdim Osmani, udhëheqës i Veprave të rënda Ekonomike në Prishtinë dhe një qytetar.
Lajmin për Insajder e ka konfirmuar edhe Arbër Beka, zëdhënësi për media i Inspektorati.
“Prangosja zyrtarisht është realizuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Është ndalim i një zyrtar policor dhe një qytetar”.
“Polici dyshohet për veprën penale marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare”.
Mësohet se drejtuesi ka qenë udhëheqësi i një grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve.
Osmani dyshohet se ka hetuar shumë kompani, për t’ua mbyllur më pas rastet vetëm në këmbim të parave.
Gazeta merr vesh se priten edhe prangosje të shumta në vepra të rënda ekonomike.
Ndërkohë edhe Inspektorati i ka thënë se operacioni i sontëm nuk ka përfunduar dhe se është në vazhdim e sipër.