Konfirmohet: PSG-ja me katër mungesa të mëdha ndaj Manchester Unitedit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Konfirmohet: PSG-ja me katër mungesa të mëdha ndaj Manchester Unitedit

15:31 | 01 Dhjetor 2020

Konfirmohet nga PSG-ja, katër mungesa të mëdha ndaj Unitedit.

PSG ka konfirmuar mungesën e katër yjeve të skuadrës në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Unitedit.

Klubi francez përmes një komunikate bëri të ditur se Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Julian Draxler dhe Juan Bernat do mungojnë në këtë ndeshje.

Icardi ka pësuar lëndim në stërvitje dhe nuk do jetë i gatshëm të rikthehet para 48 orëve.

Sarabia gjithashtu ka pasur dhimbje muskulore në stërvitje dhe nuk do rikthehet para dy ditë.

Julian Draxler është afër shërimit nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjen e plotë me skuadrën.

Ndërsa, Bernat është duke vazhduar shërimin nga operacioni në gju.

Komento: