Ai sërish do të kandidojë për president.
Pas përfundimit të seancës së Kryesisë së SNS-së, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq është kandidat për President të Serbisë në kuadër të koalicionit SNS, JV dhe SVM.
Brnabiq falënderoi partnerët e partisë SNS-së, ato të koalicionit për mbështetjen që ia dhanë në këtë rast.
“Ne si parti kemi biseduar në javët e kaluara dhe nuk kemi dyshuar se kush duhet të jetë kandidati ynë. Është zgjedhur kandidati më i mirë”, deklaroi ajo.
Madje ajo shtoi se qëllimi është fitorja e Vuçiq-it që në raundin e parë të zgjedhjeve.
“Qëllimi jonë është fitorja më bindëse në raundin e parë, pa nënvlerësuar asnjë nga kandidatët dhe opsionet e tjera politike”, shtoi ajo.