Konfirmohet se dy nxënësit e vrarë janë nga fshati Gllogjan

20:59 | 26 November 2021

Dy nxënësit e vrarë janë nga fshati Gllogjan.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka konfirmuar se tre persona janë vrarë sonte pas gjuajtjes me armë zjarri ndaj autobusit që po barte nxënësit.

“Shoferi ka vdekur në vend derisa dy prej nxënësve kanë ndërruar jetë në spital”, tha Ramosaj.

Ramosaj tha se autobusi po barte nxënësit nga Gjakova për në Deçan.

Ai tregoi se dy nxënësit janë rreth 15-16 vjeç dhe janë nga fshati Gllogjan.

Komento: