Konfirmohet se vetura në lumin Lepenc është e familjes nga Kosova, ka trupa brenda

19:34 | 18 Qershor 2023

Ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin në sipërfaqe veturën që ndodhej brenda lumit Lepenc.

Ajo që tashmë është konfirmuar nga Klan Macedonia nga vendngjarja, vetura është e familjes nga Kosova, dhe brenda saj ka trupa njerëzish.

Në veturën e tipit BMW e cila u aksidentua të shtunën rreth orës 15:20 në rrugën Shkup –VK Bllacë, ndodheshin katër persona, ku fatmirësisht njëri nga ta ka arritur të shpëroj dhe aktualisht është duke u trajtuar në Spitalin “8 shtatori” në Shkup.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njoftuan se në aksident ishin përfshirë vetura ‘Volkswagen Turan’ me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B (64) nga Shkupi dhe një veturë të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Kosovës e drejtuar nga NP (60) nga Kosova, e cila pas aksidentit ka rënë në lumin Lepenc.

Kërkimet për gjetjen e tre pasagjerëve të veturës BMW, kanë nisur pasditen e së shtunës, ku përveç ekipeve të shpëtimit të Maqedonisë së Veriut, kërkimet janë duke i ndihmuar edhe pjesëtarët e FSK-së dhe disa vullnetarë.

I riu i cili ka arritur t’i shpëtoi aksidentit, dhe tre personat për të cilët vijon kërkimi janë të familjes Pacolli nga Kosova.

Komento: