Konfirmohet: Sylejman Selimi merr ftesë nga Gjykata Speciale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Konfirmohet: Sylejman Selimi merr ftesë nga Gjykata Speciale

22:37 | 04 Shkurt 2019

Sylejman Selimi do të intervistohet nga Specialja.

Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi e ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale ka kontaktuar zyrën e avokatit të tij.

“Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në Pressing në T7.

‘Nuk e di saktë. Ka mundësi gjatë javës”, tha Selimi.

Ditë më parë Selimi është liruar me kusht.

Ai ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Komento: