Konfirmohet takimi i dytë i Ukrainës me Rusinë

14:08 | 02 Mars 2022

Ukraina konfirmon se sot do të mbahet takimi i dytë me Rusinë.

Rundi i dytë i bisedimeve në mes të delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina është vendosur që të mbahet sot derisa delegacionet pritet që të jenë të njëjtit si ata që ishin në rundin e parë të bisedimeve të hënën.

“Është zyrtare. Rundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN.

“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi ai.

Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se rundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.
Rundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë progres.

Komento: