Konfirmohet takimi mes Thaҫit e Mustafës, ja ҫfarë diskutuan

23:28 | 27 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi dhe Kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë zhvilluar sonte një takim të përbashkët.

Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës.

Zëdhënësi i LDK’së, Besian Mustafa ka konfirmuar për Express takimin mes Mustafes dhe Thaçit.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, ka thënë Mustafa.

Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi

Komento: