Koronavirusi ka marrë jetën e dhjetë personave në SHBA.
Zëvendëspresidenti i SHBA’së, Mike Pence, ka konfirmuar që virusi COVID-19 ka marrë jetën e një qytetari tjetër amerikan.
Kështu, numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në dhjetë në SHBA.
Pence e bëri të ditur lajmin para gazetarëve në Uashington D.C., ndërsa deri tani janë konfirmuar mbi 100 raste me koronavirus në këtë vend.
Konteja e Los Angjelos ka shpallur gjendje emergjente.
Gjithsesi, Pence nuk e bëri të ditur vendin nga i cili vinte viktima. Nëntë vdekjet e kaluara kanë ndodhur të gjitha në Shtetin e Uashingtonit, shet amerikan që ndodhet në perëndim të SHBA’së, transmeton Gazeta Express.
Sot po ashtu janë ndarë 8 miliardë dollarë për fondet emergjente të trajtimit koronavirusit.