Konfirmohet vdekja e 47 vjeçarit nga Deçani, policia jep detaje rreth rastit

20:35 | 25 Dhjetor 2019

Është konfirmuar vdekja e një personi në Deҫan.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka konfimuar vdekjen e një 47 vjeçari nga Deçani.

Viktimës në vendin e ngjarjes i’u gjet një mjet zjarri, me të cilën dyshohet se e privoi vetën nga jeta.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë se më datën 25.12.2019 rreth orës 15:17 Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, një person gjendej pa shenja jete.

Menjëherë njësitet relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me Prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes viktima shtetasi Q.B. lindur në vitin 1972, kishte ndërruar jetë nga mjeti i zjarrit të cilën dyshohet se e ka përdorur për t’i shuar jetën vetës.

Mjeti i gjetur në vendin e ngjarjes për të cilën mendohet se është përdorur nga viktima, është sekuestruar për tu ekzaminuar.

Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr prokurori i shtetit dhe me vendim të tij , trupi i pa jetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:10 për tu dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë .

Rasti do të hetohet nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti i cili është duke u hetuar si hetim i vdekjes.

Komento: