Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Britani të Madhe

18:49 | 05 March 2020

Konfirmohet vdekja e parë nga koronavirusi në Britani të Madhe.

Pacienti me probleme të mëhershme shëndetësore ka vdekur pasi ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur qendra shëndetësore e NHS-së Royal Berkshire nëpërmjet një deklarate, raporton Metro, transmeton lajmi.

“Me dhimbje po iu konfirmojmë se një pacient i moshës së shtyer me probleme të mëhershme shëndetësore ka vdekur”, u tha në deklaratë.

Pacienti më herët kishte qenë jashtë e brenda spitali për arsye të tjera. Por, me vizitën e djeshme kishte rezultuar pozitiv, ku një ditë më pas kishte ndërruar jetë.

“Familja është informuar për rastin dhe iu është shprehur ngushëllim nga ne në këto kohëra të vështira”.

Qendra shëndetësore ka thënë se nuk do të komentojë më tej në lidhje me ngjarjen, në mënyrë që të respektohet privatësia e familjes.

Komento: