Suedia ka konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi sot.
Viktima është një pacient i moshuar që ishte në kujdes intensiv në një spital në rajonin e Stokholmit.
Suedia ka rreth 460 raste të konfirmuara të virusit, i pari i të cilit u identifikua në fund të janarit.
Me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve në Suedi ditët e fundit, Agjensia e Shëndetit Publik të Mërkurën i kërkoi qeverisë Suedeze të ndalojë tubimet e mbi 500 personave në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.