Është konfirmuar vdekja e parë nga koronavirusi në Turqi.
Turqia ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi në vend, pasi një pacientë 89-vjeçar ndërroi jetë sonte, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për media, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 51 raste të tjera të koronavirusit u diagnostifikuan, me çka numri i të prekurve nga ky virus u rrit në 98.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila merret me grumbullimin e rasteve të reja të koronavirusit, në mbarë botën nga mbi 197 mijë raste të konfirmuara numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 7.900, ndërsa mbi 81 mijë të tjerë janë shëruar.
Numri i rasteve aktive është mbi 107 mijë, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 7 për qind në gjendje kritike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur Evropën epiqendër të re të koronavirusit të njohur zyrtarisht si COVID-19, pasi fillimisht epiqendra ishte qyteti kinez Ëuhan, ku në muajin dhjetor për herë të parë u shfaq virusi.