“Konfirmohet” ylli i madh po zbarkon te Milan

23:21 | 12 Qershor 2022

Charles De Ketelaere, ka qenë i lidhur me transferim te AC Milan në javët e fundit dhe duket se ka interes konkret nga kuqezinjtë.

Dhe një foto e publikuar dje në Twitter ka nxitur disi gjërat, përcjell ORAinfo.

21-vjeçari, i cili luan për Club Brugge, aktualisht është në detyrë ndërkombëtare me Belgjikën ashtu si Alexis Saelemaekers. Ndërsa ishin në Cardiff për ndeshjen e tyre kundër Uellsit, ata u kapën nga një tifoz i Milanit në hotel.

Tifozi, AC Milan Club Nottingham në Twitter, bëri një foto me De Ketelaere dhe Saelemaekers. Ai e pyeti të parën për lëvizjen e përfolur te Milani, për të cilën ‘më buzëqeshi si të thoshte sigurisht’./ORAinfo/

Komento: