Pogba nuk do të luajë më për Manchester United.
Në fund të sezonit Paul Pogba do të largohet nga Manchester United. Sikurse raporton prestigjozja “L’Equipe”, mesfushori e ka marrë vendimin dhe e ardhmja e tij nuk do të jetë më në “Old Trafford”.
Nga lajmet që kanë qarkulluar në ditët e fundit, skuadra që është më shumë e interesuar për shërbimet e tij, është Real Madrid. Diçka të tillë e ka shprehur edhe vetë lojtari për t’u bashkuar me kampionët e Europës.
Merkatoja e verës është shumë pranë dhe mbetet për t’u parë nëse këto lëvizje të bujshme do të ndodhin apo jo.