Konfirmon Ministri Vitia: Në këtë fazë do të rikthehen aktivitetet sportive në Kosovë

00:01 | 29 April 2020

Ministri Vitia ka treguar se në cilën fazë do të rikthehet ktivitetet sportive në Kosovë.

Aktivitetet sportive në Kosovë janë pezulluar qysh prej fillimit të marsit për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmon se aktivitetet sportive do të rikthehen në fazën e tretë.

Faza e tretë fillon nga 1 qershori, por duhet cekur se kjo do të ndodh, nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve që ka bërë Ministria e Shëndetësisë.

“Aktivitetet sportive fillojnë në fazën e tretë”, ka thënë Vitia.

Me rifillimin e sezonit e sportit në qershor, duket i vështirë përfundimi i sezonit në Superligën e Kosovës sipas kërkesave që ka bërë UEFA.

UEFA ka kërkuar që në fund të muajit korrik, të përfundojnë ligat, dhe muaji gusht të rezervohet për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Komento: