Konfiskohen armë e fishekë në Mitrovicë, pesë të arrestuar

21:03 | 06 Mars 2024
konfiskohen-arme-e-fisheke-ne-mitrovice,-pese-te-arrestuar

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orë 09:25 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një mos marrëveshje ndërmjet disa personave e ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Mitrovicë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në mosmarrëveshje.

“Rrjedha hetimore ka rezultuar në dyshime të bazuara se në rast ishin ekspozuar edhe armë zjarri. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar tri armë të llojit pistoleta dhe ( 31) fishek.

Pas intervistimit, të dyshuarit A .A., 66 vjeçar, për veprën penale , “Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim i paautorizuar i armëve” me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor”, njofton Policia e Kosovës.

Ndalimi policor i është caktuar edhe të dyshuarit L. Xh., 33 vjeçar, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa tre nga të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Komento: