Konfiskohen kamerat ilegale të vendosura në Shtërpcë

17:18 | 04 May 2023

Në Shtërpcë konfiskohen kamera ilegale të vendosura në qytet.

Agjencia për Informim dhe Privati ka konfiskuar kamerat ilegale të vendosura në komunën e Shtërpcës.

Sipas njoftimit, ky aksion është bërë në koordinim me Prokurorinë dhe policinë e që ka rezultuar me largimin dhe konfiskimin e kamerave të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në Shtërpcë.

“Si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia trajton të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.

Kujtojmë se komuna e Shtërpcës është e populluar me shumicë serbe dhe se ky aksion vjen pas më shumë se një viti prej kur autoritetet kosovare morën vendim që të mbyllet komunale paralele e Shtërpcës.

Komento: