Konfiskohen mbi 1 mijë fishekë të gjuetisë në Vermicë

15:47 | 15 Gusht 2022

Dogana e Kosovës kap mbi 1 mijë fishekë të gjuetisë në Vermicë.

Dogana e Kosovës njofton se në pikëkalimin kufitar të Vermicës janë kapur gjatë tentim kontrabandimin mbi 1,000 copë fishekë të gjuetisë.

Sipas njoftimit, ndaj të dyshimtit është inicuar rasti për kontrabandim të municionit.

Një automjet me targa kosovare dhe i drejtuar nga shtetas i Republikës së Kosovës rreth orës 01:05 ka tentuar që të shmang kontrollin doganor, duke tentuar të ik, mirëpo është urdhëruar që të ndalohet për kontroll doganor. Drejtuesi i mjetit deklaron se nuk posedon asgjë, por në bazë të dyshimit të arsyeshëm urdhërohet që mjetin ta drejtoje në vijën e dytë të kontrollit, pas kontrollimit të detajuar së bashku me zyrtarët policor në pjesën e gomës rezervë të kamufluara janë gjetur municion gjuetie. Automjeti është dërguar për skanim në doganën e Shqipërisë, mirëpo pas kontrollimit nuk është gjetur mall tjetër. Sasia e gjetur si në vijim: municion gjuetie 1,074 copë dhe thikë gjuetie pa markë 1 copë”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshimtit është inicuar rasti për kontrabandim të municionit. Municioni i gjuetisë është konfiskuar dhe rasti është dorëzuar te Policia e Kosovës.

Komento: