64 mijë e 350 litra është sasia e konfiskuar nga dogana e pijes “Coca Cola”.
Kjo sasi e kapur, sipas doganës, është e falsifikuar.
Malli është me origjinë nga Iraku.
Dogana, me anë të një njoftimi, bën të ditur se malli do të asgjësohet.
“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare ‘Coca Cola’ nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” me origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, malli i falsifikuar nuk lejohet të dalë në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit”.
Njoftimi i plotë:
Oficerët doganorë, pas dyshimeve fillestare se produktet e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre. Si rezultat, është konfiskuar sasi e konsiderueshme, respektivisht 64.350 litra të produktit “Coca Cola” të falsifikuar.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, malli i falsifikuar nuk lejohet të dalë në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do t’i nënshtrohet procesit të asgjësimit.
Mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve, paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike.