Konfiskohen nga Dogana mbi 2500 litra pije alkoolike dhe joalkoolike

21:39 | 19 July 2021

Dogana konfiskon mbi 2500 litra pije alkoolike dhe joalkoolike.

Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestroj sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave të falsifikuara.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë.

Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

“Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike”, njofton Dogana e Kosovës.

Derisa gjatë kontrollit janë hasur edhe para të falsikuara, respektivisht monedha.

Rasti i parave të falsifikura i eshtë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të metutjeshme hetimore.

Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrjeteve sociale.

Komento: