
Një shtetas nga Kosova, është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ai dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një BMW M-8 në vlerë prej 140 mijë eurosh.
Vetura dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani.
Operacioni policor ishte koduar “Stolen Line”.
“Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit. Sekuestrohet 1 automjet tip ‘BMW M-8’, me vlerë rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë. Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet në Shqipëri. Materiali shton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të operacionit “Stolen line”, gjatë punës hetimore kanë konstatuar një rast tjetër të trafikut të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit”, thuhet në njoftim.