Plagosja në Shtërpcë: Konfiskohet një armë zjarri dhe një veturë.
Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.
Po ashtu, Policia njoftoi se pas arrestimit të A.K, është konfiskuar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”.