Konfiskohet një motobarkë, dyshohet të jetë në pronësi të Radoiçiqit

20:21 | 06 Dhjetor 2023
konfiskohet-nje-motobarke,-dyshohet-te-jete-ne-pronesi-te-radoiciqit

Policia e Kosovës (PK) ka konfiskuar të mërkurën një motobarkë, e cila dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili dyshohet për përfshirje në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se rasti ka ndodhur nga një bastisje që është është kryer në Zveçan.

“Sot gjatë ditës policia ka kryer një bastisje në Zveçan me ç’rast ka konfiskuar një motobarkë (skaf) që dyshohet të jetë pronë e Milan Radoiçiqit, i cili njëherësh është i dyshimtë për involvim në rastin Banjska”, ka konfirmuar Elshani.

Komento: