Konflikti me Messin, do të befasoheni me deklaratën e Ramoss

23:29 | 02 Mars 2019

Ramos flet për ‘konfliktin’ me Messin.

Ndeshja Real Madrid – Barcelona nuk mund të mos tregonte një ‘përplasje’ Lionel Messi – Sergio Ramos.

Barcelona fitoi edhe klasiken e dytë brenda kësaj jave, fal golit të shënuar nga Ivan Rakitic.

Në fund të pjesës së parë, ishte një ndërhyrje e Sergio Ramos në Lionel Messin, e cila u vlerësua si e qëllimshme nga argjentinasi, dhe bëri që situata të nxehet.

Por, ishte qendër mbrojtësi spanjoll ai që pas ndeshjes sqaroi gjithçka, duke treguar një lloj respekti për 10-shin e Barcës.

“Ishte një veprim normal. Nuk kishte ndonjë qëllim të keq. Ai e kuptoi gabim, por gjithçka mbetet në fushën e blertë’ ka thënë Ramos për ‘Movistar+’ transmeton lajmi.net.

Ka pasur shumë raste kur Sergio Ramos është ndëshkuar me karton të kuq, pikërisht pas ndërhyrjeve në argjentinasin Messi.

Komento: