Kreu i shtetit Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj do të takohen sot me kongresistin amerikan, Ed Case.
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj presin në takim kongresistin amerikan, Ed Case.
Në dy takime të ndara Thaçi dhe Haradinaj do ta presin kongresistin Case.
Derisa takimi me Thaçin fillon në orën 15:15, ai me kryeministrin do të mbahet me fillim nga ora 16:00.
“Në orën 15:15, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kongresistin amerikan Ed Case”, thuhet në njoftim.
Mediat mund të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.