Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë globale

22:11 | 02 Tetor 2023
kongresmenja-amerikane:-cdo-agresion-ndaj-kosoves-perben-kercenim-per-sigurine-globale

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është aleate e ShBA-së dhe NATO-së.

McClain tha se çdo agresion ndaj Kosovës nga shtete të mbështetura nga Rusia përbën kërcënim për sigurinë globale.

ShBA-ja sipas saj duhet të qëndrojë pranë Kosovës.

“Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, tha ajo.

Komento: