Konjufca akuzon Lajçakun se e kushtëzoi hyrjen në KiE me Asociacionin: Tash na duhet me i bindë shtetet për anëtarësim

17:40 | 16 Prill 2026
konjufca-akuzon-lajcakun-se-e-kushtezoi-hyrjen-ne-kie-me-asociacionin:-tash-na-duhet-me-i-binde-shtetet-per-anetaresim

Glauk Konjufca, ministër i Jashtëm i Kosovës, ka zhvilluar një konferencë së bashku me homologun e tij belg, Maxime Prevot, pas takimit që të dy ata kanë pasur. Gjatë kësaj konference, ndër temat për të cilat u deklarua Konjufca, ishte edhe ajo për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Lidhur me këtë çështje, Konjufca  tha se presin që anëtarësimi i Kosovës në KiE të “ndodh shpejt’’.

Konjufca tha edhe se, po presin që të marrin pyetësorin nga ana e Bashkimit Evropian, çështje që po pret tri vite e gjysmë, dhe e cila s’po trajtohet nga BE’ja.

‘‘Në të njëjtën kohë e theksova, i theksova pritjet që i ka Republika e Kosovës sa i përket proceseve integruese, e në radhë të parë marrjes së pyetësorit nga ana e Bashkimit Evropian, domethënë e cila është një çështje që po pret e po bëhen tri vite e gjysmë prej kur kjo çështje ende nuk po trajtohet nga ana e Brukselit dhe Bashkimit Evropian. Mbështetja që Belgjika ka dhënë në proceset integruese të Kosovës deri më tash ka qenë shumë e rëndësishme për vendin tonë dhe presim që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme të rrugës tonë, edhe drejt Këshillit të Evropës ku presim një anëtarësim të ndodhë shpejt, edhe në rrugën, në qartësimin e rrugës tonë drejt Bashkimit Evropian. Në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Belgjika ka qenë një partnere e rëndësishme e Republikës së Kosovës përgjatë gjithë momenteve kyçe të historisë sonë moderne“, deklaroi Konjufca.

Sa i përket mosanëtarësimit të deritanishëm të Kosovës në KiE, Konjufca e bëri përgjegjës ish emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Ky i fundit, tha Konjufca, ia ka vendosur ‘’një peng’’ Kosovës që nuk i takon lidhur me anëtarësimin në KiE, e që është formimi i Asociacionit.

Ministri i Jashtëm i vendit, tha se, Asociacionit s’është kriter për anëtarësim në KiE, porse, kriter ka qenë çështja e Manastirit të Deçanit, gjë që ‘’është kry’’.

‘‘Këshilli i Evropës, shumë mirë e tha edhe Prevot, miku jonë i nderuar. Shikoni çfarë progresiv Belgjika, nuk pat kurrfarë kushtëzimi, tha ‘’Kosova jo në të ardhmen, por tash duhet me u bë pjesë e KiE’’. Unë mendoj që neve na ka mbet peng një gjë e vendosur nga një person i cili në mënyrë goxha të palavdishme dha dorëheqje, zoti Lajçak. Ai na e ka pas qit në shpinë një diçka që neve nuk na takon. Unë vetë kam qenë i përfshirë në negocimin e anëtarësimit të Kosovë në KiE. Ka shku përmes parlamentit, shumë prej proceseve, maje në mendje, brenda kornizës që është negocu për anëtarësim në KiE, Asociacioni i Komunave me serbe nuk është kriter, nuk është kriter i anëtarësimit. Mund të jetë në procese të tjera, mund të hapim tema tjera, integrimi në BE, statusi i vendit kandidat, kjo është tjetër pistë. Unë po ju flas për KiE, në Strasburg, nuk ka pas kondit që është me e themelu Asociacioni. Këtë na e ka qit në shpinë Lajçaku, në mënyrë jo meritore, për mos me thënë të pandershme, edhe këtë termë bon me përdor në rastin e tij. Vetëm një konditë elementare ka qenë atje në KiE, ka qenë Manastiri i Deçanit, dhe zgjidhja e këtij procesi, kjo është kry. Dhe ka qenë marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Tash çka na u duhet është t’i bindim edhe tjerët të jenë sikur Belgjika. I cili thotë tash dhe këtu duhet me u anëtarësu Kosova’’, ka thënë Konjufca.

Komento: