Konjufca e pranon nismën e SBAShK-ut për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale

13:31 | 30 Shtator 2024
konjufca-e-pranon-nismen-e-sbashk-ut-per-ndryshimin-e-ligjit-per-skemat-pensionale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim një grup nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në njoftimin e  lëshuar thuhet se në bazë të Ligjit për nisma legjislative, Konjufca pranoi në mënyrë solemne nismën legjislative të nënshkruar nga qytetarë.

Kjo për propozim ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, të dorëzuar nga përfaqësues të sindikatës SBAShK.

Komento: