Konjufca e pyet sa para i ka marrë prej Devollëve, Lekaj ‘nxehet’ keq

15:28 | 25 Qershor 2019

Konjufca e pyeti Pal Lekajn se sa para i ka marrë nga Devollët, e pas kësaj Lekaj u nxe keq.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është nxehur keq kur anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka pyetur atë se sa para i ka marrë nga kompania ‘EuroLab’ shpk, për t’ia trashur edhe më tej monopolin e homologimit Devollëve.

Këto deklarata Konjufca i ka bërë teksa i ka treguar Lekajt se ka mundësi si ministër t’ua ndërpresë kontratën e homologimit.

Lekaj ka thënë se nuk e ndërpret një kontrat të tillë, me ia pa sherrin sikur më herët.

Pas kësaj Konjufca i ka thënë se kontrata ‘EuroLabit’ i skadon me 1 korrik, dhe se nuk do të kishte asnjë penalti nëse tash do ta ndërprente.

“Do të mund të kishe penalti, nëse ua kishe ndërpre kontratën në vitin 2016, por tash jo”, ka thënë Konjufca.

Ndërkohë në debat e sipër me Lekaj, Konjufca e ka pyetur se sa para i ka marrë nga Devollët.

“Veç na kallxo drejt sa pare i ke marrë prej Eurolabit”, ka thënë Konjufca, raporton Gazeta Express.

Pas kësaj Lekaj ka reaguar duke thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka marrë para.

Kundër monopolit të homologimit ka reagaur edhe zyra e BE’së në Kosovë. Apostolova ka kërkuar nga deputetët të bëjn presion drejt Qeverisë për të ndalë diçka të tillë.

Komento: