Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pritur në takim sot kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe deputetin e VV-së, Mefail Bajçinovci.
Bahtiri ka thënë se dy kuvendarët i ka pritur me kënaqësi.
“Ishte kënaqësi të pres sonte në konak Kryetarin e Kuvendin të Kosovës, Glauk Konjufca dhe deputetin, Mefail Bajqinovci”, ka shkruar ai.
Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Konjufca e kishte quajtur “akademik” nëse do të krahasohej me kundërkandidatët e tij.
Përkundër përkrahjes së Konjufcës, Bahtiri megjithatë kishte humbur zgjedhjet ndaj Bedri Hamzës së PDK-së.