Konjufca: Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja

20:56 | 31 Dhjetor 2023
konjufca:-gezuar-vitin-e-ri-2024,-shendet-e-mbaresi-ne-familjet-tuaja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e ndërrimit të motmoteve ka uruar shëndet e mbarësi në familjet e tuaja.

“Ua uroj nga zemra Vitin e Ri! Shpresoj që më 2023 e kemi lënë shenjën e aspiratave tona si shoqëri e komb”, shkroi Konjufca.

“Natyra mahnitëse e festës së Vitit të Ri, e fundit që kulmon në energji të freskëta, na e shton entuziazmin dhe vullnetin, me shpresën se do ta ruajmë përqëndrimin dhe do t’i shtojmë përpjekjet për të arritur më të mirën e mundshme për të gjithë”.

“Gëzuar Vitin e Ri 2024, shëndet e mbarësi në familjet tuaja dhe kudo!”.

Komento: