Konjufca i ashpër ndaj BE-së për Asociacionin: S’mund të marrin kompetencat e Kosovës – s’është fer

12:38 | 28 October 2024
konjufca-i-ashper-ndaj-be-se-per-asociacionin:-s’mund-te-marrin-kompetencat-e-kosoves-–-s’eshte-fer

Kryetariu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar presionin e ndërkombëtarëve për dërgimin ë Kushtuese të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se Bashkimi Evropian nuk mund të marrë kompetencat e të vendos për Kosovës.

Madje sipas tij, kjo qasje është diskriminuese dhe nuk është fer.

”BE e ka pas qasjen merre ose leje. Prej kur kjo qasje? Mundesh me na akuzu për zvarritje por s’do të thotë me t’i marr kompetencat shtetërore. Jo tash me thon e humbëm një kompetencë shtetërore. Nuk mundet BE-ja me të qitë para aktit të kryer”, u shpreh Konjufca.

Komento: