Konjufca i beson LDK-së në ‘luftën’ kundër Thaçit

22:23 | 25 Dhjetor 2018

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i beson LDK-së në kundërshtimin e saj kundër presidentit Hashim Thaçit për dialogun.

Glauk Konjufca, ka shprehur besim të plotë lidhur me pozicionimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kundër mbështetjes së nënkryetarit të saj, Lutfi Hazirit, ndaj idesë së presidentit për korrigjim të kufijve të Kosovës.

Ai ka thënë se LDK është deklaruar kundër deklarimeve të Lutfi Hazirit duke lëshuar komunikatë. Ai thotë se i beson komunikatës së LDK-së.

“Për mendimin tim, Lutfi Haziri nuk është asgjë ma shumë sa që LDK ka nxjerr komunikatë dhe ka thënë se këto janë mendime personale të zotëri Hazirit”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Më tej, Konjufca ka thënë se ideja e Hazirit do të funksiononte vetëm nëse ai do të bëhej i pari i LDK-së dhe të emërohej kryeministër.

“Duhet të bëhet kryetar i LDK-së, duhet të bëhet kryeministër dhe t’i fitojë 80 vota në Kuvend të Kosovës për ta mbështetur Hashim Thaçin që të falë do tokë, e që është opsioni më i keq, që unë nuk i besoj”, ka deklaruar Konjufca.

Komento: