Konjufca ia tërheq vërejtjen ministres Haxhiu: “Nuk pati të drejtë me fol ashtu”

12:24 | 09 March 2023

“Nuk pati të drejtë me fol ashtu”, Konjufca ia tërheq vërejtjen ministres Haxhiu.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka tërhequr vërejtjen ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa kjo e fundit po iu përgjigjes pyetjes së deputetes Ganimete Musliu.

“Për mua vazhdon të mbetet e papranueshme qasja e zonjës Musliu, më falni që po e përdori këtu. Sepse ju në një far forme arsyetuat vrasjen ndaj grave. Jeni të papërmirësueshëm znj. Musliu, sepse njëjtë keni vepruar edhe në kohën kur kemi proceduar projektligjin për njohjen e statusit të grave të dhunuara gjatë luftës, njësoj keni vepruar, prandaj jeni të papërmirësueshëm”, tha Haxhiu

Derisa ajo po fliste, Konjufca dy herë i tërhoqi vërejtjen.

“Ju lutem znj. Haxhiu, nëse mundeni të merreni me pyetjen… Mos e keqpërdorni znj. Haxhiu”, tha ai.

Më pas, nga ulësja e saj, deputetja Musliu kërkoi të flasë “pasi Haxhiu ia përmendi emrin”.

“Po, ka të drejtë sepse znj. Haxhiu nuk pati të drejtë me fol ashtu”, tha Konjufca.

Komento: