Konjufca kërkon që të ndalët shpenzimi i milionave të buxhetit për hesapet personale të Hashim Thaçit

11:31 | 12 March 2019

Glauk Konjufca ka pyetur pse me paguar miliona nga buxheti i Kosovës për hesapet personale të Hashim Thaçit.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka kritikuar qeverinë Haradinaj për ndarjen e mjeteve financiare nga rezervat shtetërore.

“Dy pikat e para se si shtrohet argumentimi për shpenzimin janë krociale dhe tregojnë saktë se qysh shkon kjo procedurë. E para që shpjegohen rrethanat për këto fonde dhe e dyta që shpjegohet pse këto rrethana nuk kanë mund të parashikohen. Ajo çka është trondiste ka të bëj me festën e pavarësisë, kjo qeveri nuk e din kur është pavarësia e Kosovës apo si është puna, kjo datë nuk luan”, ka theksuar Konjufca, raporton lajmi.net.

Tutje, ai ka pyetur se si është e mundur që shpenzimet për pavarësi të merren prej këtij fondi dhe të lëkundën?

“Një vit i harxhojmë 200 mijë euro, tjetrin 500 mijë askush nuk jep përgjegjësi. Një emblemë e blejnë 5 euro, ajo kushton 50 cent. Në Kosovë kemi dy lloje të keqpërdorimeve ato në stilin e tenderëve me presion, me direktiva, me manipulime të ndryshme, si e kemi parë edhe rastin e Blerim Dinës që ia kanë lyp tenderin për autostradën për Gjilan”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, keqpërdorime të mëdha ndodhin çdo ditë në Kosovë.

“Keni dhanë shpenzime të paparashikuara për presidentin. Me dhanë qindra mijëra euro për lobimin personal të presidentit, a ju ka qit kusht ai për koalicion a çka? Çka na intereson neve lobimi për figurën personale të Hashim Thaçit? Pse me pagu taksapaguesit për këtë. 1.2 milion euro qytetarët kanë paguar për presidentin mu en ai poshtë e përpjetë jo me lobu për figurën e tij me libra personal, por edhe me lobu për ndarje të Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Konjufca përmendeni edhe korporatën e Mijëvjeçarit, duke thënë se kjo korporatë nuk ka bërë asgjë pavarësisht që janë ndarë 200 mijë euro për këtë projekt.

Komento: