Konjufca tha se janë tronditur nga vdekja e katër personave në një aksident trafiku të mërkurën mbrëma.
Seancën e sotme të Kuvendit, kryeparlamentari e nisi duke u shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve.
“Mbrëmë të gjithë ne u tronditëm nga humbja e jetës së katër të rinjve në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilët i humbën më të dashurit e tyre”, tha Konjufca.
“Qoftë ky rasti i fundit për Kosovën”, shtoi ai.