Konjufca nuk paraqitet, shtyhet seanca për gazin lotësjellës

12:08 | 19 November 2024
konjufca-nuk-paraqitet,-shtyhet-seanca-per-gazin-lotesjelles

Është shtyrë seanca gjyqësore për gazin lotsjellës në Kuvend, më 2016. Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mungoi në seancë dhe gjyqtari Adnan Kamberi konstatoi se shkak për këtë shtyrje është mungesa e të akuzuarit.

Në këtë rast, pos Konjufcës akuzohen edhe deputetët Pal Lekaj e Time Kadrijaj dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu. Ata akuzohen për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pasi akuza për “pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” është parashkruar.

Ata akuzohen se më 14 dhjetor 2015 kishin përdorur gazin lotsjellës duke pamundësuar qëndrimin e deputetëve brenda sallës së Kuvendit dhe Kryesisë për miratimin e ligjeve sipas rendit të ditës.Kjo vepër është e dënueshme me gjobë deri 7500 euro ose burgim deri në pesë vjet.

Komento: